Duro: Nuk e mbyllëm ndeshjen dhe e pësuam
Shpëtim Duro më shumë se për dy pikët e humbura u shfaq i zhgënjyer pas barazimit me Luftëtarin, për faktin se skuadra e tij nuk e realizoi golin e dytë, që praktikisht do ta mbyllte takimin
Rezultati 1-0 nuk ka garanci, ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Më vjen keq që e pësuam atë gol, sepse në pjesën e dytë Luftëtari nuk po na rrezikonte. Ishte një rreshtim i gabuar që na ndëshkoi. Dihen cilësitë e Bregut, duhet të ishim më të kujdesshëm në mbulimin e tij. Janë gjithë këto ndeshje që nuk po arrijmë ta ruajmë rezultatin, por ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Edhe barazimi është një rezultat normal, sepse Luftërari ka lojtarë shumë të mirë në aspektin sulmues. Më vjen keq, sepse po e administronim lojën, por gjithsesi barazimi 1-1 nuk është i keq. Bushic nuk ka qenë 100% dhe për këtë më vjen keq, gjithsesi ne duhet ta kishim mbyllur takimin.
Sa i përket deklaratës së administratorit Shpëtim Idrizi, se do të lejojë vetëm nxënësit e shkollave në stadium, Duro komentoi:
Tiozëria e Flamurtarit është shumë e rëndësishme. Sa i përket vendimit të Idrizit për të lejuar vetëm fëmijët në stadium, edhe unë në media e kam lexuar, por do të flasim dhe të shohim çfarë do të vendoset.



