Kategoria Superiore

Duro: Shpresoj të jetë gëzuar trajneri i Dinamos, ja situata me Guindo e Mazrekajn

Laçi është shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të një vendi në Europë, pasi mori tre pikët ndaj Egnatias, ndërsa trajneri Shpëtim Duro u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe komentoi edhe të ardhmen e disa prej lojtarëve kurbinas.

“Ishte një fitore e rëndësishme, pasi kemi bërë një hap shumë të sigurt drejt vendit të duroytë dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm i skuadrës së Laçit. Në pjesën e parë ishte ndeshje e ekuilibruar, ndonëse patëm disa raste goli. Në 45-minutëshin e dytë hymë me ritëm tjetër dhe krijuam disa raste, deri në momentin e golit të parë. Natyrisht edhe rrezikuam në 2-3 momente, por morëm tre pikët dhe kjo vlen.

Nuk më intereson çfarë bëhet me skuadrat e tjera, por ishalla është gëzuar ai trajneri i Dinamos, pasi u hapëm një shpresë më shumë për të qëndruar në Superiore.

Guindo është një djalë fantastik, që nuk e ka problem fare golin, pasi vë si primar interesin e skuadrës. Unë insistova në verë që ta afroja dhe jam krenar, pasi jo vetëm ka bërë shumë mirë, duke qenë golashënues. Nuk e prishim lojën me Guindo, pasi ai i shënon golat me meritë.

Në verë i mbaron kontrata, por nëse do të ketë një ofertë shumë të mirë jashtë shtetit, sigurisht që nuk mund ta mbajmë. Por unë kam lidhje të veçanta me të dhe do të qëndrojë për Europën. Në Shqipëri do të qëndrojë vetëm te Laçi. Edhe Mazrekaj do të qëndrojë te Laçi, për sa kohë të jem unë këtu”, deklaroi Duro.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency