Duro: Superkupën ia dhuruam Partizanit, na duhen…
Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, nuk e fsheh dot keqardhjen për humbjen në Superkupën e Shqipërisë, trofe që deri dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt e kishte në duar.
“Futbollin duhet ta menaxhosh deri në fishkëllimën e fundit, sepse ndodh ajo që ndodhi. Në pjesën e dytë dominuam, përmbysëm rezultatin, mund të shënonin sërish. Humbja e përqendrimit bëri që të humbnim ndeshjen.”
Zëvendësimi i Rrocës: Rroca nuk po e justifikonte lojën. Ai zëvendësim dhe futja e Musollit në mesin e fushën dhe shtyrja e Ethehmit, e ndryshoi ndeshjen. Ne e dominuam. Ndërrimi ishte pozitiv. Pakujdesia bëri që ta humbnim ndeshjen. Gavazaj kërkoi zëvendësim. E kisha frikën që në shtesë do ishte më i favorizuar Partizani. Largimi i Gavazajt dhe Shkurtajt ndikoi. Goli i barazimit ishte jashtëzakonisht vendimtar”.
Kukësi i kampionatit: Duhen lojtarë, i presim këtë javë. Kjo lojë na bëri të mendojmë akoma, sidomos në repartin mbrojtës. Presim 2-3 lojtarë për të rregulluar diçka. Kukësi bëri shumë mirë në pjesën e dytë. Këtë kupë e dhuruam vetë më shumë sesa e meritoi Partizani. Largimi i Gavazajt dhe Shkurtajt, e ulën cilësinë. Shkurtaj që në pushim kishte probleme.



