Kategoria Superiore

Duro: Urime Kukësit, por u ndëshkuam kur ishim me 10 lojtarë

Kodian Duro pranon humbjen me Kukësin, madje e përgëzon kundërshtarin për suksesin e arritur. Trajneri i Kamzës, gjithsesi, thekson se skuadra e tij zhvilloi relativisht një ndeshje të mirë, por ka ende shumë punë për të bërë.

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar, një ndeshje mes 2 ekipesh të barabarta si në nivel ashtu edhe në mënyrën e lojës. Zhvilluam një lojë relativisht të mirë. Në momentet e pësimit të golit duhet të luanim 11 me 11 dhe jo 11 me 10. Ekipet e kishin vlerësuar takimin drejt. Kukësi kërkoi të fitonte ndeshjen dhe e fitoi me meritë. U treguan më të vendosur dhe këmbëngulës. Luajtëm me të njëjtin formacion si ndaj Kastriotit. Bëmë një ndeshje të mirë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ndihesh keq kur pëson një gol të tillë. Nuk na ngelet gjë tjetër veç se të urojë ekipin kundërshtar.”

I pyetur për pozicionin e Sebino Plakut, ndoshta pak larg portës, Duro shpjegoi:

“Sebino e ka treguar veten që ka luajtur shumë mirë si sulmues i parë ashtu edhe i dytë. Është përgjigjur mirë dhe në atë pozicion. Me Kastriotin ishte një nga më të mirët në fushë. Ndeshja ndeshjes nuk i ngjan. Sot është një ndeshje tjetër, unë jam i sigurt që ai do të dalë shumë shpejt te goli. Ka merita edhe ekipi kundërshtar, ka një mbrojtje me eksperiencë. Ky është futbolli, përplasen dy ekipe dhe ne fund fiton vetëm një. Futbollistët dhanë më të mirën e tyre.”

Në lidhje me ndryshimet taktike gjatë lojës, Duro dha këtë shpjegim:

“Ne provuam gjithçka. Provuam me 4-4-2 romb. Ekipi shprehet shumë mirë. Unë kërkoj që futbollistët të dalin lehtësisht te porta. Po nuk shënove, ndoshta do të pësosh. Më vjen keq që mbrojtësi Teqja nuk ishte në fushë në ato momente për shkak të dëmtimit.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency