Dy dardanë dhe një brazilian, “Analizë Superiore” publikon dribluesit më të mirë në Superiore
Emisionin “Analizë Superiore” që transmetohet çdo javë në Supersport nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalistit të kombëtares U19, publikoi statistikat në lidhje me këtë temë.
Në krye qëndron Liridon Latifi i Vllaznisë, i njohur për aftësinë për të lënë pas lojtarët kundërshtarë. 28-vjeçari nga Prishtina kreu 213 driblime të saktë në total. Në vend të dytë një tjetër lojtar dardan.

Mosha është vetëm një shifër për Mentor Mazrekajn. 33-vjeçari u shpall nënkampion në sezonin e dytë me Laçin, teksa ishte një kërcënim konstant për mbrojtjet kundërshtare në krahun e majtë.
Mazrekaj realizoi me sukses 2013 driblime, dhjetë më pak se lojtari i ekipit shkodran. Në pod nuk mund të mos mungonte një brazilian. Në vend të tretë renditet Jackson i Egnatias.

23-vjeçari brazilian e mbylli sezonin me 189 driblime, teksa ndiqet nga Taulant Seferi i Tiranës me 179 driblime. Vetëm një më pak regjistroi Xhuliano Skuka, goleadori i Partizanit.




