Premier League

Dy fjalë, por që thonë shumë, ja si CR7 i përgjigjet Wayne Rooney-t

Wayne Rooney deklaroi pas barazimit të Manchester në sfidën ndaj Leicester City-t se “Djajtë e Kuq” duhet ta mendojnë të ardhmen pa Cristiano Ronaldon. Sipas tij, pavarësisht statistikave personale të CR7, skuadra e Manchester United nuk ka bërë përparim, përkundrazi këtë sezon ka bërë hapa pas.

Në një talk show futbolli të Sky Sports, legjenda e United, aktualisht trajner i Derby County-t bëri, thirrje që Ronaldo të largohej këtë verë së bashku me mesfushorin Paul Pogba, duke pretenduar se rikthimi i tij nuk kishte qenë në interesin e klubit.

Rooney postoi një foto të tij ku shfaqet së bashku me ish-legjendën e Liverpoolit, Jamie Carragher, dhe prezantuesin David Jones nga “Monday Night Football” dhe Ronaldo shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur kritikave të Rooney-t dhe ish-it të Liverpoolit, duke komentuar: “Dy xhelozë”. Më vetëm dy fjalë, CR7 ka thënë shumë. Kuptohet që “ylli” luzitan nuk i kanë pëlqyer komentet e Rooney-t, sipas të cilit “nëse shikon të ardhmen e klubit, duhet të marrësh lojtarë më të rinj dhe të uritur për të bërë gjithçka për të ngritur Manchester United gjatë dy ose tre viteve të ardhshme…”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency