Futboll

Dy goditje për Tiranën, Maveje dhe Bisha

Tirana bën dy goditje të tjera në merkato. Bardheblutë kanë prezantuar mesfushorin nga Uganda Toni Maveje dhe mbrojtësin Avaro Bisha. 30-vjecari Maveje ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me bardheblutë, me Tiranën që ka gjetur menjëherë pasuesin e Reuben Acquah. Ai vjen nga kampionati islandez me Mavejen që për pjesën më të madhe të karrierës së tij ka luajtur në vendin ishullor. 30-vjecari afrikani luan si mesfushor qëndre ndërkohë që është një futbolliost me shumë eksperiencë edhe për faktin se numëron plot 65 paraqitje me kombëtaren e Ugandës. Maveje mbrrin te Tirana me kërkesë të trajnerit Ze Maria dhe do të jetë vlera e shtuar në mesfushën e 24-herë kampionëve në këtë sezon të Kategorisë së Parë, me Tiranën që ka si objektiv kryesor rikthimin e menjëhershëm në Superiore. Vetëm pak orë pasi zyrtarizoi afrimin e Mavejes, Tirana bëri publike edhe arritjen e një marrëveshjeje me mbrojtësin Alvaro Bisha. Lojtari i dalë nga akademia e Flamurtarit por që në sezonin e fundit ishte pjesë e Sopotit ka firmosur një kontratë 3-vjecare me bardheblutë dhe konsiderohet një investim i mirë për mbrojtjen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency