Kategoria Superiore

Dy gola në derbi, Xhixha zbulon bastin e fituar me punëtorin e fushës (Video)

Mbrëmje për t’u marrë mend për Redon Xhixhën. Sulmuesi kurbinas shënoi dy gola në fitoren 4-0 që Tirana arriti në derbin me Dinamon. Pas ndeshjes foli  për Supersport, ngacmimet e shokëve nuk munguan teksa po fliste, ndërsa zgjedh të shfaqet i përulur dhe modest.

Ndihem i lumtur, pasi ishte derbi i kryeqytetit. Punëtori i fushës më tha: do të jap topin e kuq nëse shënon dy gola ose të bardhin nëse shënon tre. 

Duhet të shënojmë edhe më shumë, pasi rastet po i kërkojmë. Duhet të përqendrohem edhe më shumë përpara portës.

Seferi apo Ngoo? Të dy janë lojtarë mjaft të mirë, janë njësoj për mua. Janë fantastikë, edhe Gjumsi që luajti sot.

Kam bërë pak stërvitje veçmas, por duhet të bëj edhe më shumë, ka shumë vend për përmirësim”, deklaroi sulmuesi 23-vjeçar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency