Dy gola të Mbappesë, PSG “shëtit” në fushën e Nantes
Mekanizmat e lojës sulmuese të PSG-së se funksionojnë mënyrë perfekte. Dhe gjithçka duket se ka lidhje me një ingranazh shumë të rëndësishëm, siç është loja e Messit. “Ylli” argjentinas, përveçse si golashënues, po spikat sidomos si asistues për “yjet” e tjerë të ekipit.
Në sfidën e javës së gjashtë të Ligue 1, në fushën e Nantes, kur PSG fitoi thellë 0-3, Messi shërbeu për Mbappenë që shënoi në minutat 18’ dhe 55’, kurse golin e tretë për parizienët e shënoi Nuno Mendes në të 68-tën.
Duhet theksuar se për Parisin fitorja u bë edhe më e lehtë për t’u arritur pas ndëshkimit të Fabios së Nantes me karton të kuq që në minutën e 24-t.
Me këtë fitore PSG ruan vendin e parë me pikë të barabarta me Marseille, por me golaverazh më të mirë.



