Kategoria Superiore

Dy javë pushim, frymëmarrje për Luftëtarin

Periudha e pushimit i shkon për shtat Luftëtarit që përveç rikuperimit të energjive duhet të përshtatet edhe me filozofinë e trajnerit Gentjan Mezani. Sigurisht që dy javë ndalesë e kampionatit është një bonus për çdo trajner që sapo ka marë drejtimin e një skuadre, po ashtu është diçka pozitive edhe për lojtarët, ata të cilët duhet të interpretojnë idetë e trajnerit. Klasifikimi nuk ka qënë dhe nuk është një aleat për Luftëtarin që vijon të jetë në zonën e ftohtë, por 6 pikët e marra nën drejtimin e Mezanit kanë ngrohur skuadrën dhe ambientin që ka shtuar dozat e besimit se në fund mund të mbijetojnë. Me ndalesën e kampionatit nuk ka më alibi pasi ditët në dispozicion janë të mjaftueshme për të rikuperuar jo vetëm energjitë fizike por edhe aspektin psikologjik. Për më tepër që dalëngadalë grupi po plotësohet duke qënë se fantazisti Eduart Rroca dhe mesfushori shaktërrues Albano Aleksi kanë lënë pas dëmtimin. Në këtë moment tek zikaltërit kanë nevojë për të gjithë futbollistët por sidomos për senatorët, që me eksperiencën e tyre duhet të nxjerrin ekipin nga kriza e rezultateve për t’iu larguar sa më shpejt zonës së rënies.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency