Dy lojtarë të Kukësit pjesë e Shpresave për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën
Dy lojtarë të Kukësit, pjesë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk e ka publikuar listën që Alban Bushi ka përpiluar për ndeshjet e radhës, klubi verilindor zbulon se portier Angelo Tafas dhe mesfushori Ergys Peposhi do të jenë pjesë e Shpresave për takimet me Slloveninë dhe Kosovën në transfertë.
Në fakt, Tafas ishte titullar në dy fitoret ndaj Andorrës dhe Sllovenisë, në muajin tetor, ndeshje në të cilat priti edhe një 11-metërsh. Minuta në këmbë mori edhe Peposhi.



