Kombëtare

Dy objektivat për të ardhmen, Juventusi monitoron talentin e Shqipërisë U21

Empoli është pengesa e radhës e Juventusit në kampionat. Fitorja është alternativa e vetme për bardhezinjtë në transfertën toskane, ndeshje që do të luhet sot në orën 18:05.

Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani pritet ta nisin si titullarë këtë takim për ekipin vendas. Mediet italiane raportojnë se drejtuesit e Juventusit do të monitorojnë nga afër dy lojtarë.

Ata janë Asllani, mesfushori i talentuar i Shqipërisë U21 dhe Mattia Viti, qendërmbrojtësi 20-vjeçar. Asllani ka fituar një post në formacionin e Empolit, dhe po zhvillon performanca të mira.

Karakteristikat e 19-vjeçarit nga Elbasani pëlqehen shumë nga rekordmenët e futbollit italian, që sot do të kenë mundësinë të shohin nga afër potencialin e tij.

Asllani ka zhvilluar 14 ndeshje mes Serie A dhe Kupës së Italisë me Empolin, që renditet në mes të tabelës dhe përballë ekipit të Allegrit do të tentojë të sigurojë një rezultat pozitiv.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency