Serie A

Dy portierë dhe dy mbrojtës, Tare ka gati 4 “dhurata” për trajnerin Sarri

Vetëm pak orë para nisjes së grumbullimit për sezonin e ri, Lazio ka lëvizur shumë ngadalë në merkato, aq sa trajneri Sarri ka drejtuar gishtin ndaj Igli Tares.

Megjithatë ky i fundit, bashkë me presidentin Lotito janë gati të kompletojnë skuadrën, pasi gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të firmosin me dy qendërmbrojtës, që do të kompletonin repartin e prapavijës.

Bardhekaltrit kanë arritur marraveshjen me Veronën për mbrojtësin Casale dhe i kanë bërë një ofertë joshëse ish kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli, i cili pritet të kthejë përgjigje brenda të martës dhe me shumë gjasa do të pranojë, pasi nuk ka mundësi të jera konkrete.

Sa i përket portës, titullari i sezonit të ri pritet të jetë Vicario, që spikati me Empolin vitin e kaluar, ndërsa portier i dytë pritet të vijë Sirigu, që e mbylli me Genoan pas rënies së kuqebluve në Serinë B.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency