Dy rekordet e shënuara nga Napoli me fitoren tenistike ndaj Ajaxit
Me fitoren e thellë 1-6 në fushën e Ajaxit të Amsterdamit, Napoli konfirmoi formën e jashtëzakonshme që po kalon në këtë fillim sezoni. Nuk është rastësi që skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti kryeson Serinë A me 20 pikë (6 fitore, 2 barazime) si dhe renditet e para në Grupin A të Championsit me 9 pikë të plota në tri ndeshje, me golaverazh 13/2.
Statistikat tregojnë që Napoli është skuadra e parë italiane që arrin të shënojë më shumë se 10 gola në tri raundet e para të fazës së grupeve në Champions. Gjithashtu bëhet e para skuadër që arrin t’i shënojë gjashtë gola Ajaxit në kompeticionet europiane.
Është një skuadër “e çmendur” në këto muaj të parë të sezonit të ri.



