Dy rinovime te Ajaxi, firmosin Mazraoui dhe Huntelaar!
Ajax po kalon një moment të artë në të gjitha frontet. Pas fitoreve të fundit me Real Madrid dhe atë ndaj Fortuna Sittard, klubi njofton dy rinovime të rëndësishme me sulmuesin Klas-Jan Huntelaar dhe mbrojtësin Noussair Mazraoui. Ky i fundit kishte një kontratë deri në vitin 2021 por drejtuesit përmirësuan pagën duke i shtuar një tjetër sezon deri në vitin 2022 ndërsa 35-vjeçari Huntelaar që ka shënuar 10 gola deri tani firmosi edhe për sezonin e ardhshëm.



