Dybala i siguron vendin e parë Juves, “OK” Bayern e Tottenham, PSG i merr pikë Realit
Juventusi siguroi vendin e parë në Grupin D në Champions, pasi mposhti me rezultat minimal Atleticon e Madridit (1-0) në sfidën e luajtur në Torino, ku vendosi goli i Paulo Dybalas në fund të pjesës së parë. Kur ka mbetur për t’u zhvilluar edhe raundi i fundit i ndeshjeve në grupe, bardhezinjtë kryesojnë me 13 pikë, 6 më shumë se Atletico, që në sfidën e fundit duhet të fitojë patjetër me Lokomotivën e Moskës, që të mos varet nga Bayer Leverkusen – Juventus (“aspirinat” kanë 1 pikë më pak se Los “Colchoneros”), pasi skuadra gjermane fitoi 0-2 në fushën e moskovitëve.
Superpërballja e Grupit A, Real – Madrid PSG, përfundoi në barazim 2-2. Karim Benzema realizoi dygolësh për madrilenët, por në fundin e sfidës Kylian Mbappe dhe Sarabia u mohuan fitoren “Los Blancos”, që gjithsesi kualifikohen si të dytën më Grup me 8 pikë, 5 më pak se PSG, pasi edhe Galatasaray – Club Brugge u mbyll pa fitues, 1-1.
Në Grupin B, Bayerni i Mynihut siguroi vendin e parë pasi shkatërroi 0-6 Crvena Zvezdan, me 4 gola të Lewandowskit dhe finalizimet e Goretzkas e Tolisso, ndërsa Tottenhami i Mourinhos blindoi vendin e dytë me suksesin 4-2 ndaj Olympiacosit. Deri në fund të pjesës së parë “Spurs”-at po humbnin 0-2 (El Araby 6’, Semedo 19’), por Delle Ali, Harry Kane me dygolësh dhe Aurier kthyen buzëqeshjen te londinezët.
Manchester City-t i mjaftoi barazimi 1-1 ((Gundogan 56’, Solomon 69’) me Shakthar Donetck për të siguruar vendin e parë në Grupin C, ku me fitoren e Atalantës 2-0 me Dinaon e Zagrebit (Muriel 27’, Gomez 47’ 11-m) janë tri skuadra që prtendojnë vendin e dytë.



