Serie A

Dybala nuk është më prioritet, Juventus shtyn takimin për rinovimin e kontratës

Paulo Dybala dhe Juventus janë duke kaluar muajt e fundit të një martese 8-vjeçare, që nisi me shumë bujë në verën e 2015-ës, por që duket se do të përfundojë me palët të pakënaqura nga njëra-tjetra.

Kontrata e La Joya përfundon në muajin qershor dhe deri tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin, teksa ditën e sotme ishte parashikuar një tjetër takim mes palëve për të negociuar.

Gjithsesi drejtuesit e Juventusit shtynë në mënyrë të befasishme takimin me menaxherin e Dybalës, duke dërguar sinjale të qarta që rinovimi me argjentinasin nuk përbën më prioritet për ta dhe që oferta do të jetë shumë e ulët, nëse do të vijë ndonjëherë.

Kjo sjellje nuk është miratuar aspak nga Dybala, që duket se ka autorizuar menaxherin e tij të dëgjojë ofertat nga klube të tjera, që duhet thënë se nuk janë të pakta, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist që mund të afrohet me parametra zero.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency