Itali

Dybala te Roma, Allegri komenton transferimin e argjentinasit

Paulo Dybala në fund zgjodhi Romën dhe Jose Mourinhon. Ish-lojtari i Juventus ka firmosur deri në vitin 2025 me verdhekuqtë ndërsa është shndërruar menjëherë në një idhull për tifozët romanë që tashmë pretendojnë për shumë nga ekipi i zemrës teksa ëndërrojnë me treshen Dybala-Zaniolo-Abraham.

Ndërkohë, mbi transferimin e 28-vjeçarit në kryeqytet ka komentuar edhe Massimiliano Allegri. Ky i fundit ka theksuar se Dybala ka bërë zgjedhjen eduhur për të kaluar te Roma.

“Ishte një mundësi e mirë për Dybalën, mendoj se mund të bëj mirë te Roma së bashku me Abraham. Pastaj ëahtë edhe Mourinho që ka ndikimin e tij”, u shpreh Allegri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency