Dybalës i “shterojnë” opsionet, një klub italian e refuzon: Kurrë nuk biseduam me të!
Paulo Dybala është rikthyer në Itali për të vijuar me stërvitjen e personalizuar në pritje të zhvillimeve nga merkato. Argjentinasi nuk ka ende asgjë në vijë pasi alternativat mungojnë dhe opsioni më real mbetet Inter që nga ana tjetër duhet të shkurtojë radhët në repartin e sulmit për të tentuar marrëveshjen me ish-juventinin.
Megjithatë, koha punon kundër Dybalës dhe së fundmi sulmuesit i janë shkurtuar alternativat pasi Napoli me anë të drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli ka mohuar interesin për 28-vjeçarin. Giuntoli thekson se nuk kanë biseduar kurrë me Dybalën dhe nuk e konsiderojnë si një lojtar që mund ta transferojnë në këtë dritare të merkatos.
“Dybala nuk bën pjesë në planet tona për sezonin e ardhshëm, nuk kemi qenë kurrë në bisedime për të nënshkruar me të”, u shpreh shkurtimisht Giuntoli. Duket se për Dybalën tashmë mundësitë më reale janë Inter dhe Roma.



