Lajme

Dygolësh i Mujës, Drita shkatërron Dukagjinin dhe ruan hapin e kryesuesve

Drita-Dukagjini ka qenë sfida e fundit e javës së 16 në Superligën e Kosovës, me skuadrën nga Gjilani që la pas krahëve humbjen në derbi dhe u rikthye te suksesi, pasi ia doli të fitojë me rezultatin e thellë 4-0.

Sulmuesi i talentuar Arbnor Muja zhbllokoi sfidën për gjilanasit në minutën e 9’, ndërsa në të 40-ën gjithçka u bë edhe më e lehtë për Dritën, pasi Merlaku u ndëshkua me karton të kuq dhe la Dukagjinin me 10 futbollistë.

Në pjesën e dytë Drita shfrytëzoi maksimalisht epërsinë numerike për të shënuar edhe tre herë të tjera, me Mujën që kompletoi dygolëshin personal dhe më pas me Blakcorrin e Tahirin. Me këtë fitore, skuadra e Dritës ruan vendin e tretë me 28 pikë, një më pak se Gjilani e dy më pak se Ballkani, që kryeson.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency