Premier League

Dyshohej se Guardiola ishte infektuar me Covid-19, del përgjigja e tamponit

Sergio Aguero bëri publik dy ditë më parë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli. Sulmuesi argjentinas ka probleme në zemër dhe u detyrua të largohej mes lotësh në moshën 33-vjeçare.

Pep Guardiola fluturoi drejt Barcelonës për të qenë afër ish-sulmuesit të tij te Manchester City në atë moment të vështirë. Trajneri i kampionëve të Anglisë, anuloi konferencën për shtypin përpara takimit me Newcastle, për të shmangur çdo dyshim rreth mundësisë së infektimit me koronavirus.

Trajneri katalanas ka kryer tamponin dhe pak çaste më parë ka marrë përgjigjen, që ka rezultuar negative. Çlirim për 50-vjeçarin, i cili mund të marrë pjesë në seancën stërvitore të ditës së nesërme me ekipin dhe në transfertën e ditës së diel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency