Dzeko dhe Emerson objektivat e Chelsea-it për merkaton e dimrit
Chelsea kërkon të bëjë “pazar” te Roma. “Sky Italia” shkruan se “Blutë e Londrës” po përgatisin ofertë prej 60 milionë eurosh për të marrë sulmuesin Edin Dzeko dhe mbrojtësin 23-vjeçar Emerson Palmieri, në ditët e ardhshme. Për ta bërë më të thjeshtë operacionin, ekipi londinez është i gatshëm të përfshijë në bisedime edhe kartonin e Michy Batshuayi që pëlqehet shumë nga Roma.



