Dzeko drejt largimit, Higuain i propozohet Romës!
E ardhmja e Gonzalo Higuain duket gjithnjë e më larg Chelsea-t sidomos pas bllokimit të merkatos që u është bërë Bluve të Londrës nga ana e FIFA-s. Në verë El Pipita pritet të kthehet te Juventusi që është klubi që zotëron kartonin e sulmuesit argjentinas, por jo për të qëndruar te bardhezinjtë pasi drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, Fabio Paratici ka nisur që tani nga puna për t’i gjetur një destinacion të ri 31-vjeçarit. Nga sa zbulojnë mediat italiane, Higuain i është propozuar Romës, duke patur parasysh edhe faktin që verdhekuqtë kanë nevojë për një qëndërsulmues pasi boshnjaku Edin Dzeko do të largohet në fund të këtij sezoni.



