E afroi në janar, Partizani ndërpret bashkëpunimin me mbrojtësin brazilian
Partizani njofton largimi e një futbollisti të cilin e kishte afruar në janar për të përforcuar mbrojtjen. Bëhet fjalë për Fernando Augusto Rodrigues de Araujo. Edhe pse ka pak muaj në ekipi e kuq, braziliani ka vendosur të largohet, sipas klubit, për arsye personale. Në njoftimin e Partizanit sqarohet se palët kanë ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre.
Araujo iu bashkua Partizanit gjatë merkatos së dimrit pas përvojës që pati në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me Makedonija GP.



