Itali

E ardhmja? Chiellini: Nuk është momenti, tani rëndësi ka kampionati

Giorgio Chiellini ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, ndaj dhe në të njëjtën kohë nuk ka zbuluar asnjë detaj se cila mund të jetë ajo.

Së fundmi ai ka thënë se do e shohë së shpejti këtë gjë, pasi për momentin po shijon çfarë ka.

“Unë shijoj ditën, do e shohim së shpejti. Unë jam i lumtur. Duhet së pari të kuptoj shumë gjëra. Për momentin mendoj për ndeshjet dhe i shijoj ato”-deklaroi mbrojtësi i Juventus, kontrata e të cilit përfundon në 2023-shin.

Për ish-kapitenin e Italisë e rëndësishme për momentin është fokusimi te kampionati, pasi sipas tij ende kanë mundësi për titullin.

“Në këtë moment rëndësi ka kampionati, pasi është ende i hapur. Ne njohim Juven që kurrë nuk heq dorë, mund të ketë surpriza.”-shtoi Chiellini, ndërsa nuk zgjodhi të tregonte se cila do të ishte e ardhmja e tij dhe për sa kohë do të vazhdojë të luajë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency