E ardhmja e Cristiano Ronaldos, Ten Hag thotë fjalën e fundit
Në konferencën për shtypin para ndeshjes mes Leicesterin trajneri i United, Erik ten Hag, konfirmoi vazhdimësinë e Cristiano Ronaldos.
“Merkatoja për ne mbyllet këtu (me nënshkrimin e Dubravkës). Gjithmonë duhet të jesh vigjilent, por ne do të shkojmë nga shtatori në janar me këtë skuadër. Në sulm na duhej të forconim skuadrën”
Ten Hag u pyet konkretisht për vazhdimësinë e CR7 dhe nëse do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm edhe pas mbërritjes së Antony:
“Është e qartë (që Cristiano është pjesë e planeve të tij). Ne kemi nevojë për lojtarë cilësorë për të gjitha ndeshjet.”
Pas një vere të gjatë dhe me polemika për shkak të kërkesës së tij për t’u larguar nga “Old Trafford” (Cristiano iu bashkua vonë skuadrës në përgatitjet parasezonale) CR7 do të vazhdojë të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”, që aspirojnë “top4″
në Premier League… dhe që luajë Europa League.



