La Liga

E ardhmja e Mbappe, Ancelotti nxjerr “blof” Pochetinon

Me sezonin futbollistik që me shpejtësi po shkon drejt fundit, tema e cila nis të marrë gjithnjë e më shumë hapësirë është merkato. Një nga emrat më të lakuar për “dritaren” e verës është Kylian Mbappe me francezin që është në një udhëkryq mendimesh nëse duhet të mbetet pjesë e PSG apo të transferohet në Madrid, aty ku Real është destinacioni i ëndrrave.

Në ditët e fundit, në radhët e parisienëve është shtuar besimi se sulmuesi do të rinovojë kontratën, kjo nisur edhe nga deklaratat e drejtorit Leonardo dhe trajnerit Mauricio Pochetino. Madje, argjentinasi guxoi dhe u shpreh se Mbappe do të jetë i PSG me 100%. Pikërisht, kësaj deklarate të Pochetinos, Carlo Ancelotti i Real Madrid i është kundërpërgjigjur duke theksuar se trajnerët shpeshherë gënjejnë në deklaratat e tyre.

“Pochetino ka thënë se Mabppe do të qëndrojë në Francë me 100%? Epo, ndonjëherë trajnerët nuk thonë të vërtetën në publik”, theksoi Ancelotti duke krijuar edhe më shumë “zhurmë” rreth të ardhmes së Mbappe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency