Futboll

E ardhmja e Morata-s në udhëkryq, “plan B” që e mban sulmuesin te Juve

E ardhmja e Alvaro Morata-s është ende për t’u shkruar. Aktualisht i angazhuar me kombëtaren e tij po pret të kuptojë se në cilin ekip do të luajë vitin e ardhshëm. Sulmuesi është i bindur se dy janë opsionet më të mira të mundshme, të vazhdojë me Juventusin ose të kthehet në Atletico Madrid, klub me të cilin ai është ende i lidhur me kontratë deri më 30 qershor 2023.

Juve nuk dëshiron ta blejë për shumën e rënë dakord prej 35 milionë euro dhe për këtë arsye po negocion me klubin iberik për të ulur çmimin, pasi “Zonja e Vjetër” është e gatshme të paguajë deri në 20 milionë euro për të.

Megjithatë ka edhe një “plan B” për të ardhmen e Morata-s.

Duke qenë se Atletico nuk pranon zgjidhje tjetër përveç shitjes dhe Juventus nga ana tjetër nuk e blen lojtarin për atë shifër, ka një zgjidhje të ndërmjetme që mund të kënaqë të gjitha palët e përfshira, Morata duhet të zgjasë kontratën e tij për një vit, pra deri në vitin 2024 dhe më pas t’i shitet Juventusit, por sërish me formulën e një huazimi prej 10 milionë eurosh. Ky është opsioni që mund të zhbllokojë gjithçka.

Bisedimet mes dy klubeve janë intensive, pavarësisht se Atletico e di mirë faktin se ka edhe klube të tjera të interesuara për lojtarin. Arsenali dhe Newcastle janë gjithashtu në gjurmët e sulmuesit, por për Morata-n dy opsionet e vetme janë Torino ose Madridi. Pas zgjedhjes së tij qëndrojnë arsye familjare dhe sportive, duke qenë se ai do të mbetej ende në një ekip që do t’i lejonte të luante në Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency