E ardhmja e Muriqit në pikëpyetje, Lazio i heq mundësinë e rikthimit te klubi ku shkëlqeu
E ardhmja e Vedat Muriqit duket shumë larg Mallorca-s. Mediet nga Spanja raportojnë se sulmuesi i kombëtares së Kosovës, pas mbarimit të huazimit nuk do të jetë më pjesë e skuadrës spanjolle.
Më tej në raportime shtohet se komunikimet mes Mallorcas dhe Lazios për kosovarin janë ndërprerë përfundimisht.
Madje burime pranë klubit italianë kanë thënë se “nuk a mundësi që Muriqi të rikthehet në Mallorca”.
Tashmë e ardhmja e 28-vjeçarit mbetet shumë e paqartë, pasi sulmuesi ka kontratë deri në 2025 me Lazion, por Muriqi nuk është shumë i pëlqyer nga trajneri Sarri dhe vështirë se italiani do i krijonte hapësirë për të luajtur dardanit.



