Formula 1

Pista e Hockenheim mbetet një “rebus”

E ardhmja e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1 nuk është përcaktuar ende. Edhe pse më herët është deklaruar se pista e Hockenheim nuk do të jetë më në kalendarin e sportit të shpejtësisë më të ndjekur në botë, duket se diçka e tillë është hedhur poshtë. Ka qenë pikërisht presidenti i Formula 1, Chasey Carey, ai i cili gjatë një interviste ka theksuar se fati i Hockenheim nuk është përcaktuar akoma dhe se ai bashkë me drejtuesit e Formula 1 po kërkojnë një zgjidhje.

Hockenheim është një nga pistat më të vjetra në Formula 1 dhe, pavarësisht problemeve të ndryshme që mund të ketë për organzimin e një gare në këtë pistë, ajo mbetet një nga më të dëshiruarat jo vetëm nga tifozët, por edhe nga vetë pilotët e këtij sporti. Carey deklaroi se “ky cirkuit është mjaft i rëndësishëm dhe se Gjermania mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të tifozëve të automobilizmit. Por mbi të gjitha neve na duhen partnerë të impenjuar për orgnizimin e garave dhe për këtë jemi duke punuar.”

Carey nuk ka lënë pa prekur edhe temën e duelit për titullin e këtij sezoni, atë mes Hamilton dhe Vettel, duke theksuar se dy pilotët më të mirë po garojnë kokë më kokë dhe avantazhi që të jep ky sport është se janë përballë dy skuadra dhe dy persona përballë njëri-tjetrit, ndryshe nga sportet e tjera, ku luftohet në grup. Kjo, sipas tij, është një “luftë” më interesante dhe shumë elektrizuese.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency