E ardhmja e Robert Lewandowskit, deklarata e goleadorit shqetëson Bayernin
Robert Lewandowski ka shqetësuar Bayern Munchen me deklaratën e fundit. Goleadori i njohur ka kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2023.
Polaku fiton rreth 24 milionë euro në sezon, por me Bayernin luan prej vitit 2014 dhe e intrigon ideja e nisjes së një tjetër aventure në karrierë.
“E ardhmja? Jam i qetë. Jam i hapur për çdo zgjidhje”, është shprehur 33-vjeçari nga Varshava, i cili u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga FIFA.
Real Madrid është një nga klubet në të cilat Lewandowski do dëshironte të transferohej, teksa nuk përjashtohet kalimi në Premier League në të ardhmen.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



