E ardhmja e Ronaldos, Nagelsmann: Me aq sa merr Mendes, kush nuk do përpiqej?!
Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, është pyetur për lajmet që prej javësh theksojnë afrimin e Cristiano Ronaldos te bavarezët apo te Borussia Dortmund.
Duke folur në konferencën për shtyp në prag sfidës me Bochum, trajneri theksoi: “Unë mendoj se Mendes merr 10% të pagës vjetore të Cristiano Ronaldos, kështu që ai mund të bëjë disa telefonata. Është pjesë e punës së tij të përpiqet, edhe pse Cristiano aktualisht është nën kontratë me Manchesterin United. Ai është një lojtar i mirë, ai ka shënuar shumë në karrierën e tij dhe ka gjasa të vazhdojë të shënojë. Megjithatë, ai nuk është shumë i ri dhe kjo ka një ndikim. Mendoj se shumë ekipe do të dëshironin të kishin CR7 në skuadër, por për 15 klube në Bundesligë do të ishte e vështirë të paguanin pagën e tij vjetore”.
Ndërsa e ardhmja e portugezit ende nuk dihet se ku do jetë, sulmuesi dëshiron me patjetër të luajë në Champions League, ndaj largimi nga Manchester United dhe kërkimi për një klub të ri që ia mundëson këtë dëshirë, vazhdon.



