Kategoria Superiore

E ardhmja e Shehit? Refik Halili: Vendimi është marrë, titulli meritë e të gjithëve  

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka zbuluar sot se Orges Shehi do të jetë trajner i “bardhebluve” edhe sezonin e ardhshëm.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, Halili theksoi se çdo trofe ka bukurinë e tij dhe çdo futbollist ka shumë meritë në fitimin e tyre.

Sa % meritë keni në fitoren e titullit? “Presidenti ka 0%, meritën e ka skuadra e stafi. Unë nuk kam bërë asgjë.”

Cili trofe është më i bukur? “Çdo trofe ka vlerën dhe bukurinë e vet, ka gjithë sakrificën e bërë nga futbollistët. Unë i jam mirënjohës çdo futbollisti për kontributin që kanë dhënë. Jam shumë i lumtur me këtë grup futbollistësh, siç kanë qenë edhe grupet e tjera. Por ky ka qenë një kampionat i vështirë dhe shumë i bukur dhe kjo është meritë edhe e Tefik Osmanit e Orges Shehit. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve familjes sime, familjes së madhe “bardheblu”, futbollistëve dhe familjeve të futbollistëve.”

E ardhmja e Shehit: “Shehi do të jetë pjesë e skuadrës sonë, kjo është e padiskutueshme, kemi gjetur një marrëveshje të shpejtë pasi të dy ne duam ta çojmë këtë skuadër sa më lartë. Unë i falenderoj shumë të gjithë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency