Premier League

E ardhmja Guardiolës larg Europës, zbulohet destinacioni i ardhshëm i spanjollit!

Të gjitha klubet më të mëdha të Europës ëndërrojnë që në të ardhmen të kenë në stol një trajner si Pep Guardiola i cili është në drejtimin e Manchester City-t që prej vitit 2016 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Emri i trajnerit spanjoll është përmendur edhe për të marrë drejtimin e Spanjës ose Brazilit kur të përfundojë aventurën me Citiziens, por vështirë se Guardiola do të zgjedhë kaq shpejt një kombëtare.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare për shkak të raporteve të shkëlqyera që ka me pronarët e City-t, trajneri katalanas në 2023-ën kur t’i përfundojë kontrata me kampionët e Anglisë do ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer te New York City, klub në pronësi të City Football Group që ka në pronësi edhe Manchester City-n. Mbetet për t’u parë nëse Guardiola do të heqë kaq shpejt dorë nga futbolli i madh por pas kaq shumë viteve në nivelet më të larta ndoshta iberiku mund të ketë nevojë për pak qetësi dhe për një jetesë më normale që mund tia ofrojë toka e premtuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency