Merkato

E bujshme, Coutinho pranë rikthimit në Premier League, por jo te Liverpooli

Philippe Coutinho është shumë pranë rikthimit në Premier League. Këtë herë braziliani nuk do të mbajë veshur fanellën e Liverpoolit por atë të rivalëve të Arsenalit. Sipas raportimeve të L’Equipe Barcelona dhe Arsenali kanë arritur marrëveshjen për huazimin 1-vjeçar të mesfushorit me tipare sulmuese. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje dhe në orët e ardhshme tratativa pritet të hyjë në faza më konkrete sepse pas diçka më shumë se 48 orësh mbyllet merkatoja e Premier League dhe dy klubet duhet të veprojnë shpejt. Për Coutinhon me afrimin e Griezmann janë ngushtuar ndjeshëm hapësirat te Barcelona dhe transferimi i mundshëm edhe i Neymar në Camp Nou do t’ia vështirësonte akoma më shumë mbijetesën, prandaj vetë lojtari brazilian ka vendosur të rikthehet në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency