E bujshme/ Neymar dëshiron Coutinhon, gati plani i PSG-së
Neymar duket se nuk po dialogon dot në mënyrën e duhur në fushë, me Edison Cavanin dhe Kilyan Mbappenë, pavarësisht përpjekjeve.
Francezi dhe uruguaiani nuk e pëlqejnë protagonizmin e tepruar të yllit brazilian dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet e tyre të mos jenë për asnjë moment miqësore.
Pikërisht për këtë arsye, Neymar i ka kërkuar me ngulm parizienëve të sjellin në kryeqytet brazilianin tjetër, Philippe Coutinho, i cili iu bashkua Barcelonës në janar.
Sipas asaj që raporton El Pais, drejtuesit e PSG-së kanë ndërmend të kënaqin Neymarin dhe i kanë ofruar Barçës një shkëmbim Mbappe-Coutinho, gjë që po merret në konsideratë nga katalanët.



