Kupa e Mbretit

E bujshme, skuadra e kategorisë së 3-të me 10 lojtarë eliminon Realin nga Kupa!

Reali i Madridit bën harakiri në raundin e 1/16 të Kupës së Mbretit në Spanjë. Los Blancos po kalojnë një moment jo dhe pasi u eliminuan nga Athletic Bilbao në fazën gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, kanë marrë një tjetër goditje këtë herë akoma më të rëndë pasi u nxorrën jashtë nga ky edicion i Kupës së Mbretit nga skuadra e kategorisë së tretë spanjolle Alcoyano. Gjithçka u duk e thjeshtë për Los Blancos kur Eder Militao në fundin e pjesës së parë kaloi në epërsi skuadrën e Zidane. Në gjysmën e fraksionit të dytë trajneri francez hodhi në fushë edhe Karim Benzema për të blinduar çështjen e kualifikimit por atëherë kur askush se priste Reali u turpërua nga Alcoyano.

Fillimisht Jose Solbes gjeti golin e barazimit në minutën e 80-të, duke e çuar në ndeshjen në shtesë pasi për shkak të kalendarit të ngjeshur prej COVID-19, ky edicion i Kupës së Mbretit luhet me ndeshje teke. Në mintuën e 110-të vendasit e Alcoyanos mbetën me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Ramon Lopez. Por 5 minuta më vonë ndodhi e papritura e madhe. Edhe pse me një lojtar më pak, pas një kundërsulmi të shpejtë skuadra e kategorisë së 3-të gjeti edhe golin e kualifikimit me Juanan Casanova që mposhti ukrainasin Lunin për të çuar Alcoyanon në fazën tjetër të Kupës së Mbretit dhe për të nxjerrë jashtë kompeticionit Realin e Madridit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency