E bujshme/ Tirana gati të rikthejë një bomber në Superiore
Tirana mbylli vitin 2021 me një fitore në derbi, që e mbajti të vetme në krye të renditjes, megjithatë dëmtimi i Michael Ngo’o duket se ka prishur disi planet e bardhebluve.
Rikuperimi i tij pritet të marrë disa javë dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po mendojnë të afrojnë një tjetër sulmues, për te kompletuar repartin e avancuar.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Burime për SuperSport konfirmojnë se klubi bardheblu po provon të rikthejë në Abissnet Superiore brazilianin Devid Da Silva, i cili spikati sezonin e kaluar me fanellën e Kastriotit.
Devid la krutanët verën e kaluar, për t’u transferuar te portugezët e Covihla-s në ligën e dytë, ku ka luajtur 14 ndeshje për një total prej 495 minutash, por nuk ka shënuar asnjë gol.
Vetë braziliani do ta mirëpriste një rikthim në Shqipëri, ku shënoi 10 gola në 30 ndeshje, teksa tani fjalën e ka klubi portugez, që duhet ta lërë të lirë, pasi vetëm kështu mund të transferohet te Tirana.



