Kategoria Superiore

E bujshme, Vllaznia mbyll dyert e stadiumit për tifozët e Tiranës

Vllaznia u mbyll dyert për derbin e Shqipërisë, tifozëve të Tiranës. Pak orë para startit të sfidës klubi shkodran ka dalë me një komunikatë ku jep arsyet se përse grupimi ultras i bardhebluve “Tirona Fanatics” nuk do të lejohet të hyjë në stadium edhe pse mund t’i kenë blerë biletat.

“Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë.

Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës”, lexohet në njoftimin e Vllaznisë e cila këtë vendim kërkon të evitojë çdo episod të mundshëm që mund të sjellë dhunë dhe trazira mes tifozerive.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency