E çuditshme, drejtori sportiv i Vllaznisë bëhet trajner i Moldavisë
Nëse në Shkodër nuk e shohin vërdallë drejtorin sportiv të Vllaznisë, turku Engin Firat, arsyeja është marrëveshja që ai ka arritur me Federatën Moldave të Futbollit, për drejtimin kësaj përfaqësueseje. 49-vjeçari është prezantuar si trajneri i Moldavisë nga presidenti i federatës Leonid Oleinicenco, por detyra që ai ka marrë është me kusht.
Dy ndeshjet e mbetura eliminatore të Euro 2020, më 14 nëntor me Francën dhe 17 nëntori me Islandën do të jetë si sfida prove për Engin, pasi në bazë të paraqitjes së skuadrës do të vendoset për të ardhmen, pra, nëse do të nënshkruajë kontratë afatgjatë për fushatën e ardhshme kualifikuese.




