E diela e Barçës, nga lamtumira e Iniestas te festa e titullit
Mirupafshim kampion. Sot në mbrëmje La Liga do të ulë siparin për këtë sezon me sfidën Barcelona-Real Sociedad takim në të cilin blaugranat do t’i japin lamtumirën një legjende si Andres Iniesta. Kjo do të jetë ndeshja e fundit me Barçën për një gjeni si mesfushori spanjoll i cili në moshën 34-vjeçare do ta vazhdojë karrierën në Azi. Sot Barcelona do të festojë njëkohësisht edhe titullin e 25-të pasi në fund të sfidës ndaj skuadrës baske, katalanëve do t’u dorëzohet trofeu i ekipit kampion të La Ligas. Në Supersport La Liga do të nisë që në orën 12:00 me sfidën Valencia-La Coruna.



