E diela e futbollit në Supersport, kulmon me derbin e Madridit, luhet Real-Atletico!
E diela e futbollit elitar në Supersport kulmon me derbin e Madridit. Në mbrëmje në orën 21:00 e vlefshme për javën e 17-të të La Ligas luhet Real Madrid-Atletico Madrid. Në Santiago Bernabeu Los Blancos mund të nxjerrin përfundimisht nga gara për titull Los Colchoneros pasi aktualisht diferenca në renditje është 10 pikë por Atletico ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Reali i Madridit është në superformë dhe vjen në këtë sfidë nga 9 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që edhe Atletico në mesjavë mori një kualifikim të vuajtur në Champions League.
Po për javën e 17-të të La Ligas, Barcelona do të zbresë në fushë në orën 16:15 në transfertën e Pamplonas ndaj Osasunas, në një ndeshje ku blaugranat kanë shumë mungesa. Në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën mes Betis dhe Socieadad. Në Premier League sfida më interesante e ditës është ajo mes Crystal Palace dhe Everton ndërkohë që luhet edhe Leicester-Newcastle me dhelprat që kanë shumë mungesa por edhe Burnley-West Ham.
Në Francë vëmendja shkon te dueli klasik i mbrëmjes mes PSG dhe Monacos ndërkohë që Gjermani vëmendjen e merr dueli i orës 17:30 mes Frankfurt dhe Leverkusen. Në Holandë është dita e skuadrave të mëdha me Ajaxin që do të sfidojë AZ Alkmaar në orën 16:45 ndërkohë që PSV në mbrëmje udhëton në transfertën e Nijmegen ndaj Nec.



