Futboll

E diela e Supersport, spikat Feyenoord-PSV Eindhoven

Në Itali vijojnë ndeshjet e javës së 14 dhe takimi i orës 18:00 luhet në Veronë, ku Chievo do të presë Lazio-n, ndërsa më herët në orën 15:00 interes ngjallin edhe dy ndeshjet e tjera Torino-Genoa dhe Sassuolo-Udinese. Në Francë kampionët në fuqi vazhdojnë të bëjnë përpara me 100% të pikëve dhe pas fitores së madhe me Liverpoolin sigurisht që Paris SG do të bëj çmos për të regjistruar suksesin e 15-të radhazi edhe në takimin përmbyllës të orës 21:00 ndaj zhirondinëve të Bordeaux. Në Holandë në mënyrë të kuptueshme gjithë vëmendjen e javës së 14-të e ka tërhequr dueli i orës 14:30 Feyenoord-PSV Eindhoven, sidoqoftë hapësirë në Supersport do të ketë si përherë edhe për Bundesligën, që ofron fillimisht në orën 15:30 takimin Leipzig-Gladbach dhe më pas në orën 18:00 duelin Eintracht-Wolfsburg, ku ekipi i drejtuar nga austriaku Adi Hutter do të bëj maksimumin për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, dy ndeshje gjithsesi të cilat të apasionuarit e futbollit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur si zakonisht nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency