Futboll

E diela futbollistike në Supersport, spikasin Atletico Madrid-La Coruna e Leganes-Valencia

Në Primera Division takimi i mbrëmjes do të zhvillohet në Wanda Metropolitano dhe Atletico e Diego Simeones ka një rast të shkëlqyer për të imituar Spanjën e Lopetegit, teksa do të vihet përballë Deportivo La Korunjës, që ka filluar që tani përgatitjet për të luajtur në Segunda Division, ndërkaq në orën 16:15 në Madrid do të zbresë në fushën e Leganes Valencia, që numëron 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit në ligë dhe konsiderohet padyshim si një ndër skuadrat më në formë të kampionatit. Në Eredivisie Ajaksi i Amsterdamit luan shanset e fundit për t’u rikthyer te titulli, teksa do të luajë në orën 14:30 jashtë fushe me Groningenin, ndërsa kampionët në fuqi të Fejënordit do të presin në orën 16:45 në shtëpi Ekselsiorin, në derbin e qytetit të Roterdamit. Pas fitores së Marsejës në Dizhon, Lioni mbetet pa rrugëdalje tjetër, kështuqë ekipi i Bruno Zhenesios është i dënuar për të rrëmbyer 3 pikët në orën 21:00 në Stadiumin Groupama ndaj Tuluzës. Në fund në Supersport si gjithmonë një hapësirë të vecantë zë edhe Bundesliga, ku fillimisht në orën 15:30 në Bremen do të zhvillohet takimi Werder – Frankfurt, ndërsa në orën 18:00 Java e 28 do të mbyllet me duelin Mainz – Borussia Monchengladbach, ndeshje të cilat si zakonisht të gjithë të apasionuarit e kampionatit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency