E diela futbollistike në Supersport, spikat derbi Borusiave
Në Angli është radha e Tottenham Hotspur për të zbritur në fushë, ekipit të tretë më të suksesshëm në gjithë historinë e FA Cup, kompeticionit më të vjetër në rruzull me 8 trofe, me “gjelat e Londrës” që do të vizitojnë në orën 17:00 në Crown Oil Arena Rochdale-n, skuadrën e vendit të fundit në League One, ndërsa në Le Championnat interes ngjall dueli i orës 17:00 Lille – Lyon. Në Holandë askush nuk pret surpriza në sfidat e ditës së dielë, që ofrojnë fillimisht takimin Feyenoord – Heracles në orën 14:30 dhe më pas ndeshjen tjetër Zwolle – Ajax, që do të mbyllë Javën e 24 në orën 16:45. Në fund në Supersport nuk mund të mungojë as Bundesliga, ku do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të Javës së 23, Augsburg – Stuttgart në orën 15:30 dhe Derbin e Borusiave në orën 18:00 Gladbach – Dortmund, ndeshje të cilat gjithë të apasionuarit e kampionatit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur nëpërmjet Kanalit Eurosport 2.



