Futboll

E diel magjike në Supersport, spikasin duelet Barça-Valencia dhe Leverkusen-Bayern!

E diela e futbollit në Supersport nuk është vetëm Kategoria Superiore dhe dy supersfidat e saj Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana, pasi në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe disa nga sfidat kryesore të kampionateve më të rëndësishme europiane.

KALENDARI

Kështu në La Liga Barcelona do të kërkojë një shkundje për t’iu rikthyer rezultateve pozitive dhe fitoreve në sfidën e Camp Nou ndaj Valencias, një ndeshje delikate në të cilën trajneri Koeman do të mund të mbështetet për herë të parë në këtë sezon edhe te El Kun Aguero i cili është rikuperuar por me shumë gjasa do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Meqenëse sfidat e Realit dhe Atleticos janë shtyrë për shkak të kthimit me vonesë të futbollistëve amerikano-jugorë vëmendja do të jetë e gjitha te Barcelona që ndaj Valencias nuk do ta ketë të lehtë ndërkohë që në Supersport do të transmetohen edhe sfidat Celta Vigo-Sevilla dhe Villareal-Osasuna.

Në Premier League luhen dy takime interesante për të mos u humbur në ekranin tonë. Nis gjithçka me Everton-West Ham në orën 15:00 një ndeshje mes dy skuadrave në ngritje që synojnë zonën Champions në këtë edicion, ndërkohë që në orën 17:30 Newcastle United do të luajë ndeshjen e tij të parë me pronarët arabë në drejtim teksa do të presë Tottenham Hotspur në ndeshjen e 1000-të të trajnerit Steve Bruce në pankinë.

Në Bundesliga luhet një super-sfidë ajo mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich që do të startojë në orën 15:30 dhe favoritë pa diskutim janë miqtë e Nagelsmann, ndërsa java mbyllet me takimin Augsburg-Bielefeld. Nga kampionati francez në Supersport do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Marseille dhe Lorient.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency