Futboll

E diel magjike në Supersport, spikasin Lyon-Psg dhe Villareal-Atletico Madrid!

E diela e futbollit në Supersport është e gjitha për të shijuar pasi emocionet do të jenë të shumta duke filluar që prej orës 14:00. Vëmendjen më të madhe sidoqoftë e merr klasikja e League 1 mes Lyon dhe Paris Saint Germain që do të luhet në mbrëmje. Parizienët kryesues të kampionatit me njërën dorë të vendosur te titulli do të kërkojnë ta nisin vitin në mënyrën më të mirë, edhe pse kanë mungesa të rëndësishme për shkak të Covid-19. Për Lyon kjo ndeshje është idealja për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Kupat e Europës.

Në Spanjë sfida më e rëndësishme e javës është ajo mes Villareal dhe Atletico Madrid, duke skuadrave që pozicionohen jashtë zonës Champions dhe synojnë të ngjiten sa më lart. Nëndetsja e verdhë po kalon një formë të shkëlqyer ndryshe nga Los Colchoneros që në javët e fundit kanë zhgënjyer totalisht. Më herët në La Liga do të keni mundësi të ndiqni sfida Sevilla-Getafe dhe Rayo Vallecano-Real Betis. Në Gjermani dita nis me Hertha Berlin-Koln dhe mbyllet me Bochum-Ëolfsburg. Në Angli luhen ndeshjet e tjera të raundit të 3-të të FA Cup ku spikasin Liverpool-Shreësbury, Tottenham-Morecambe dhe Nottingham Forest-Arsenal. Sa shumë sfida për të mos u humbur në ekranin e Supersport në këtë dielë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency