Futboll

E dielë për të mos u humbur në Supersport, spikat Everton-West Ham

Në Premier League, Everton mund ta konsiderojë veten me fat përsa i përket sfidës së rradhës në kampionat kundër West Ham, me këta të fundit që po kalojnë një peridhë të errët ku pas 4 javësh kampionat numërojnë zero pikë të grumbulluara. Bilanc katastrofik për një klub që gjatë merkatos së verës shpenzoi rreth 100 milionë euro për të përforcuar skuadrën. Ndërkohë në radhët e vendasve në 4 ndeshje të luajtura vetëm një fitore dhe 3 barazime. Në Goodison Park, West Ham ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit. Duket e vështirë që Hamers të arrijnë një rezultat pozitiv në fushën e vendasve gjithsesi në futboll kurrrë mos kurrë.

Në La Liga, Sevillia do të sfidojë Getafen. Momentalisht gjëndja e dy ekipeve është e ndryshme. Andaluzianët që nuk kanë mundur të korrin sukses në dy takimet e fundit, teksa në krahun tjetër miqtë në dy sfidat e fundit kanë qëndruar të pamposhtur. Sezonin e kaluar, Sevilla mundi të fitonte ndeshjen e fazës së parë dhe barazonte në të dytën në fushën e saj. Gjithsesi Sevilla e ka mundur Getafen në pesë nga 6 ndeshjet e fundit duke i shënuar 15 gola dhe pësuar vetëm 1.

Az Alkmaar do të kërkojë të hakmerret ndaj Feyenoordit për atë finale të humbur në Kupën e Holandës. Përsa i përket klasifkimit vendasit e shohin veten dy pikë prapa skuadrës nga Roterdami,teksa forma e ekipit të Giovani Van Bronkhorst është impresionuese, ku pavarësisht startit jo të mirë, sfidat pasardhëse ata kanë mundur të sigurojnë tre fitore radhazi dhe me një numër të lartë golash. Në pesë ndeshjet e fundit përballë Alkmaar, Feyenoord ka mundur të fitojë ato madje edhe me rezultat bindës.

Të apasionuarit e futbollit gjerman përmes kanalit Eurosport 2 do të kenë mundësi të ndjekin sfidën mes Werder Bremen kundër Nurenberg dhe takimin Freiburg-Shtutgart.

Në ligën e parë franceze Marseillle do të sfidojë Guingamp. Vendasit pritet të mos hasin vështirsi përballë një kundërshtari që pas 4 javësh kampionat regjistron 4 humbje radhazi. Këtë takim ju do të keni mundësi ta ndiqni në Super Sport 1 në orën 21.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency