E donin Ferrari dhe Mercedes, Verstappen rinovon me Red Bull
Ajo mes Max Verstappen dhe Red Bull në Formula 1 është një dashuri që do të vazhdojë të zgjasë. Holandezi i talentuar ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën austriake edhe për 3 vitet e ardhshme. Verstappen do të qëndrojë te Red Bull deri në përfundim të vitit 2020. Piloti holandez pëlqehej shumë nga Ferrari dhe Mercedes por dy skuadrat që kryesojnë klasifikimin në Formula 1, duhet ta presin edhe për ca vite për t’a patur në gjirin e tyre Max Verstappen-in.



