Featured

“E dua Greqinë, por jam shqiptar”, Strakosha zbulon bisedën me Buffon: Provoja dorezat e babait, por më rrinin të mëdhaja!

Thomas Strakosha vendosi të vijojë karrierën në Angli, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Brentford në Premier League. Portieri i kombëtares ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me anglezët ndërsa ka dhënë edhe intervistën e parë si lojtar i Brentford. 27-vjeçari shprehet se shokët e rinj janë treguar shumë mikpritës ndërsa thekson se prej shumë viteve priste mundësinë për të luajtur në Premier League.

“Dita e parë në ekip ishte e mrekullueshme, e mbushur me energji pozitive. Djemtë janë treguar fantastik prej fillimit dhe më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht i emocionuar që do të luaj në Premier League, e kam pritur prej vitesh një mundësi të tillë. për mua është një ëndërr e bërë realitet. Jam pjesë e një klubi ambicioz, dua të jap më të mirën dhe shpresoj që skuadra të ketë një renditje më të mirë se në sezonin e fundit”.

Sa e vështirë është të kalosh nga Lazio ku qëndrove për shumë vite, te një eksperiencë e re? “Sigurisht është diçka sfiduese për mua, mora shumë eksperiencë atje dhe ju uroj më të mirën. Është një ndryshim i madh, por këtë e doja shumë të luaja në Premier League. Është liga më e mirë në Europë, jam shumë krenar. Nuk ka shumë lojtarë shqiptarë në Premier League dhe dua të tregoj se shqiptarët mund të luajnë dhe të bëjnë mirë në Premier League”.

Pse zgjodhe Shqipërinë para Greqisë? “Unë e dua Greqinë, kam lindur atje është një vend i mrekullueshëm. Por, prindërit e mi janë shqiptarë dhe origjina ime është shqiptare. Unë ndihem shqiptar, babai im ka qenë kapiteni i kombëtares. Unë e admiroj shumë për atë që ka bërë sidomos në të kaluarën që ka qenë një kohë e vështirë, jam krenar që luaj për Shqipërinë. Babai ka qenë arsyeja pse luaj futboll, kur ai sillte dorezat e portierit në shtëpi, unë i kontrollja dhe i provoja edhe pse më rrinin të mëdhaja. Nisi të më pëlqente. Ai ishte i mërzitur që unë do të luaja portier, më tha pse. Të gjithë do të kritikojnë sapo të bësh një gabim. Njerëzit do të harrojnë të gjithë të mirat për një gabim, ai u mundua shumë të më ndryshonte por nuk ja doli”.

Debutove me kombëtaren në të njëtën ditë që Buffon regjistroi 1000 paraqitje sa speciale ishte? “Ka qenë speciale, ndenjë shumë e veçantë, emocionuese”.

Kishte ndonjë bisedë me Buffon? “Po, më tha se respektonte portierët e rinj dhe më uroj që unë të bëhesha si ai. Lë të shpresojmë, pse jo”, u shpreh Strakosha.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency